Recepsion digjital me AI për çdo biznes

Asnjë mesazh klienti pa përgjigje.

TungChat përgjigjet në Instagram brenda sekondave – ditë e natë –, mbledh çdo kërkesë, dhe ekipi yt e konfirmon me një klik. Ne e konfigurojmë gjithçka për ty.

Live për rreth 2 javëEkipi yt vendosGDPR: marrëveshje për të dhënat

Mbrëmjeve dhe fundjavave

Shumë mesazhe vijnë pas orarit – dhe presin deri të hënën.

Në punë, në terren

Kur je duke punuar, s’mund ta shikosh telefonin çdo minutë.

Tjetri përgjigjet më shpejt

Kush pret me orë, i shkruan konkurrentit.

Si funksionon

Nga mesazhi te termini i konfirmuar

Klienti shkruannë Instagram – në çdo kohë
KI-ja përgjigjetnga informatat e tua, pyet çka mungon
Kërkesa në panelemri, telefoni, vendi, ora
Ti vendoskonfirmo, propozo orë tjetër, refuzo
Klienti njoftohetautomatikisht, në të njëjtin chat
Një asistent, tri punë

Për bizneset që jetojnë nga kërkesat

1

KI për shërbimin e klientit

Përgjigjet për shërbimet, orarin, zonën dhe procesin – vetëm nga informatat që i ke aprovuar.

2

KI për shitje

I kthen të interesuarit në kërkesa të plota me emër, telefon, vend dhe nevojë.

3

KI për termine

Mbledh kërkesat për termine dhe tavolina. Ti aprovon – klienti konfirmohet automatikisht.

Instagram
WhatsApp· së shpejti
Facebook Messenger· së shpejti
Email· së shpejti
Chat në website· së shpejti
Porositë e dyqanit· së shpejti
Telefonata (me zë)· së shpejti
Paneli yt

Gjithçka në një vend – edhe në telefon

  • Inbox me të gjitha bisedat – merr bisedën me një klik
  • Kërkesat: konfirmo, ndrysho orën, refuzo
  • Kalendari, kontaktet dhe raportet mujore
  • Shqip, gjermanisht dhe anglisht
TungChat inbox

Kontrolli mbetet te ti

Ekipi e merr bisedënNjë klik dhe KI-ja hesht në atë chat.
Pa premtime të shpikuraÇmimet dhe terminet i jep vetëm ekipi yt.
Të ndara dhe të mbrojturaÇdo biznes sheh vetëm të dhënat e veta.
Mbrojtje nga spam dhe bot-ëtNdalje automatike për loop-e dhe limite.

E bërë për

Restorante dhe kafene

Rezervime që i aprovon stafi, përgjigje për orarin dhe menynë.

Sallone dhe barberë

Përgjigju menjëherë “A keni kohë të shtunën?” dhe mbush kalendarin.

Dyqane dhe shërbime

Pyetjet për çmime, madhësi dhe porosi – edhe kur dyqani është i mbyllur.

Çmimet

Paketa të thjeshta, më shumë të përfshira

Starter

€49 / muaj

Për biznese që nisin me AI në kanalin më të rëndësishëm.

Provo falas
  • Chat në website + 2 kanale (Instagram, WhatsApp ose Messenger)
  • AI mëson nga faqja, menyja dhe lista e çmimeve
  • Kupton foto dhe imazhe*
  • Termine dhe kërkesa në chat – ekipi yt konfirmon
  • Inbox me marrje të bisedës me një klik, kalendar
  • 900 biseda me AI / muaj
  • 2 anëtarë ekipi
E rekomanduar

Growth

€149 / muaj

Për biznese në rritje që i duan të gjitha kanalet.

Provo falas
  • Gjithçka nga Starter, plus të gjitha kanalet edhe email-in*
  • Përgjigje automatike te komentet në Facebook dhe Instagram*
  • 2 integrime live (katalog, CRM ose sistem rezervimesh)*
  • Linke pagese në chat – paratë shkojnë direkt në llogarinë tënde*
  • Broadcast + Zapier, Make dhe webhooks*
  • Forma, rezultate dhe eksport CSV*
  • Planifikim me Google Calendar*
  • 2.900 biseda me AI / muaj
  • 5 anëtarë ekipi

Pro

€299 / muaj

Për ekipe të ngarkuara dhe biznese me disa lokacione.

Provo falas
  • Gjithçka nga Growth
  • Skanim i plotë i biznesit: website, rrjete sociale dhe Google – i mësuar nga AI*
  • Fushata në WhatsApp (më shumë se broadcast)*
  • Integrime live pa limit*
  • Disa lokacione, secili me ekip dhe kalendar të vetin*
  • Onboarding i udhëhequr – e konfigurojmë bashkë
  • Suport me prioritet
  • 8.000 biseda me AI / muaj
  • 15 anëtarë ekipi

Business

Të flasim

Për kompani më të mëdha, zinxhirë dhe agjenci – paketë sipas nevojës.

Na kontaktoni
  • Gjithçka nga Pro
  • Vëllim bisedash dhe çmim sipas nevojës
  • Lokacione dhe hapësira klientësh pa limit
  • Integrime të personalizuara me sistemet tuaja
  • Brendim white-label*
  • Menaxher personal
Së shpejti

AI që i përgjigjet telefonit

Së shpejti asistenti yt do t’i marrë edhe thirrjet: përgjigjet në pyetje, merr termine dhe kërkesa me zë – shqip, gjermanisht dhe anglisht – dhe ia kalon thirrjen ekipit kur duhet.

Regjistrohu në listën e pritjes →

Çmimet pa TVSH · Me pagesë vjetore 2 muaj falas · Kontratë minimale 3 muaj · * së shpejti

Pyetje të shpeshta

A duhet të konfiguroj diçka vetë?

Jo. Ne i lidhim llogaritë, i shkruajmë informatat për KI-në nga faqja jote dhe e testojmë bashkë me ty. Ti vetëm aprovon kërkesat.

A premton KI-ja gjëra që s’mund t’i mbaj?

Jo. Përdor vetëm informatat që i ke aprovuar dhe nuk konfirmon kurrë çmime apo termine – këtë e bën ekipi yt.

A mund ta marr bisedën vetë?

Po, kurdo. Një klik te inbox-i dhe KI-ja hesht në atë chat.

Cilat kanale?

Sot Instagram. Facebook Messenger, WhatsApp, chati në website, email-i dhe porositë nga dyqani online janë në lansim.

Çka ndodh kur arrihet limiti mujor?

Në 80 % merr paralajmërim. Në 100 % KI-ja ndalet deri në fund të muajit; mesazhet vazhdojnë të vijnë në inbox.

A është sipas GDPR?

Të dhënat ruhen të ndara për çdo biznes, merr marrëveshje për përpunimin e të dhënave, dhe klientët mund të kërkojnë fshirjen.

Le ta provojmë me biznesin tënd.

Ndërtojmë një demo me informatat e tua – i shkruan si të ishe klient.